Prishtina nuk është Beograd dhe as Trepça Çaçak! Turp

Basketboll

Prishtina nuk është Beograd dhe as Trepça Çaçak! Turp

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 11 dhjetor 2022 Në ora: 18:34
Pamje nga tensionet

Sporti është aty ku kënaqen tifozët, aty ku ka emocione, aty ku ka gëzim, aty ku ka festë, aty ku ka edhe hidhërim sepse dy skuadra nuk fitojnë, njëra humb në lojën e basketbollit.

Tifozët (sonte) në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, qoftë të Prishtinës, qoftë të Trepçës, në vend që të përkujdesen për një festë basketbolli, ashtu siç i ka hije Suiperkupës së Kosovës, në finalen mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës, ata shkaktojnë probleme, hedhin mjete piroteknike në parket, thyhen disa karrige, për sharje mes vete mos të flasim, rrëmuja dhe tensione.

Prishtina nuk është Beograd dhe as Trepça Çaçak! Turp!  Nuk shikohet Prishtina si Beograd as Trepça si Çaçak, kjo nuk është normale çfarë po ngjan!

 

Keni kujdes, ndaloni veten, thirreni mendjes ju tifozët sepse është vonë kur dikush e pëson më jetë.

Trimëri nuk është kjo, por shkurt e shqip është turp!

Nëse nuk jeni të denjë të anoni ashtu si duhet, rrini në shtëpi tuaja.

Arben Fetahu, si president i Federatës së Basketbollit të Kosovës, është koha që t’i ndalosh në grupe tifozët qoftë vendas apo mysafirë, sepse nuk ka nevojë basketbolli për disa tifozë të tillë dhe të krijohen tensione si arenë luftëra, por basketbolli ka nevojë për anim korrekt dhe sportivitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat