NBA merr vendimin

Basketboll

NBA merr vendimin

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 13:03
NBA merr vendimin

National Basketball Association (NBA) ka prezantuar sot 6 trofe, të dizenjuar dhe që i janë dedikuar disa prej legjendave të këtij sporti. Këto trofe do të dorëzohen në fund të sezonit, në një ceremoni speciale.

Trofeu MVP (Most Valuable Player) do të quhet “Trofeu Michael Jordan” dhe do t’i jepet si gjithnjë basketbollistit më të mirë. Ndërsa trofetë e tjerë do të kenë emrat e disa prej pionerëve të këtij sporti, që kanë kontribuar në vendosjen e standerteve të jashtëzakonshme në NBA.

“Koleksioni ynë i ri i trofeve do të festojë disa nga basketbollistët më të mëdhenj në historinë e NBA-së”, tha komisioneri Adam Silver.

“Ne vlerësojmë lojtarët më të mirë të sezonit, duke nderuar edhe ata që kanë qenë legjenda ndër vite”, u shpreh Silver.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat