Tirana fiton derbin me Studentin dhe ngjitet në krye

Basketboll

Tirana fiton derbin me Studentin dhe ngjitet në krye

Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 18:18
Tirana fiton derbin me Studentin dhe ngjitet në krye

Janë luajtur ndeshjet e javës së 9-të të Kategorisë së Parë në basketboll për femra.

Tirana mposhti me lehtësi 88-42 Studentin në derbin kryeqytetas, duke marrë kreun e renditjes (Flamurtari kryesues këtë javë ishte pushim). Ndeshje në sens unik, ku për bardheblutë u dalluan Qosja me 22 pikë si dhe Gjoni me 20 pikë e 11 rebound.

Nuk zhgënjen as Partizani, që në kryeqytet fitoi 69-50 ndaj Vllaznisë, duke qëndruar në vendin e dytë.

Lalaj me 16 pikë e 14 rebound ishte shënuesja më e mirë për të kuqtë. Fitoren e parë në kampionati korri Barleti Basket, që mundi 71-70 Elbasanin jashtë fushe. Oruci me 22 pikë ishte shënuesja më e mirë për barletaset, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Zenunit për vendaset.

Kategoria e Parë-Femra, java e 9-të

Tirana – Studenti, 88-42

Partizani – Vllaznia, 69-50

Elbasani – Barleti Basket, 70-71

Flamurtari (pushim)

Renditja: Tirana 15 pikë,  Flamurtari 14 pikë, Partizani 14 pikë, Vllaznia 10 pikë, Studenti 10 pikë, Elbasani 9 pikë, Barleti Basket 9 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat