Fundjavë e fitoreve për ekipet e KB Junior 06

Basketboll

Fundjavë e fitoreve për ekipet e KB Junior 06

Nga: Vllaznim Bytyçi Më: 18 dhjetor 2022 Në ora: 21:18
Fundjavë e fitoreve për ekipet e KB Junior 06

Kjo fundjavë ishte e suksesshme për basketbollistët dhe basketbollistet e KB ‘Junior 06’ pasi të trija ekipet shënuan fitore kundër rivalëve të tyre.

Së pari 12-vjeçarët e përmbyllën stinorin vjeshtor me fitore ndaj moshatarëve të tyre të Theranda Basketit me shifrat 50:17, duke u shpallur edhe kampionë vjeshtor të edicionit 2022\2023.

Ndërkohë të dielën u zhvilluan dy takime: Meshkujt U-14: Junior 06 – Vushtrria Basket 63:46, si dhe ndeshja edhe më e mire në konkurrencën e femrave U-14: Junior 06 Moni Bau – Vushtrria Basket 83:54 për të cilën do të flasim në vijim.

Image

Loja nisi me iniciativë të plotë të vendëseve, të cilat falë efikasitetit në sulm dhe mbrojtjes së mirë arritën të shënojnë 22 pikë përballë 10 pikëve të vushtrriasve. Çereku i dytë ishte paksa më i baraspeshuar. Prizrenaset shënuan +21 pikë, derisa udhëtueset realizuan 17 sosh.

Edhe në pjesën e dytë basketbollistet e KB ‘Junior 06 Monia Bau’ luajtën më mirë. Ato falë lojës kolektive dhe veçmas efikasitetit të Nazmije Çukiçit nisën të shtojnë epërfsinë edhe më shumë. Me shifrat 83:54 përfunroi kjo përballje, në të cilën tek vendëset u dalluan Nazmije Çukiçi me treshifror të dyfishte.

Image

Ajo shenoi 22 pikë (katër herë e skatë jashtë vijës 6.75 m),dhe më shumë se dhjetë kërcime e poaq asistime; Era Aliu me 19 pikë e 11 kërcime, si dhe Bora Mullaabazi me 12 pikë të realizuara. Ndërkaq tek vushtrriaset u dallua Medina Fazliu me 24 pikë të shënuara.

“E përfunduam pjesën e parë në mënyrën më të mirë të mundshme – me fitore të të trija ekipeve në të dyja konkurrenca. Tani do të kemi pushim aktiv dimëror, gjithsesi me stërvitje pak më të lehta.

Mirëpo, ne do të përgatitemi edhe më shumë në pjesën e dytë të kampionit sidomos me ekipin U-16 të vajzave me te cilat mund ta luftojmë në dy fronte: për kupë dhe për titull të kampionit”, ka thënë trajneri i KB ‘Junior 06’ Qazim Rushiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat