Derbi mes Partizanit dhe Flamurtarit

Basketboll

Derbi mes Partizanit dhe Flamurtarit

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 12:35
Derbi mes Partizanit dhe Flamurtarit

Xhiroja e pestë në Ligën Unike të Femrave do të dhurojë disa ndeshje interesante.

Sfida e parë zhvillohet sonte mes Tiranës dhe Bashkimit, dy skuadra që kanë nga një fitore e tri humbje, andaj pritet një sfidë rivalizuese dhe interesante deri në fund.

Të martën do të përballen kampionia e Ligës Unike, Prishtina dhe kampionia e Kosovës, Penza. Të dy skuadrat janë me traditë në basketbollin e Kosovës dhe përballjet ndërmjet tyre gjithmonë kanë qenë interesante, e kështu pritet edhe nesër në kryeqytetin e Kosovës.

Ndeshja kryesore e kësaj xhiro do të zhvillohet ndërmjet Partizanit dhe Flamurtarit. Skuadra tiranase ka tri fitore e një humbje, kurse skuadra vlonjate ka katër fitore në katër ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa humbje deri më tani në Ligën Unike të Femrave.

Liga Unike e Femrave - Java 5

E hënë

17:00 Tirana - Bashkimi

E martë

19:00 Prishtina - Penza

E mërkurë

17:00 Partizani - Flamurtari

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat