Kampionët turpërohen nga New York

Basketboll

Kampionët turpërohen nga New York

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 11:43
Kampionët turpërohen nga New York

Skuadra e Denver ngjitet në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores 105-91 ndaj rivalëve të Memphis, që zbresin në vendin e dytë. Nikola Jokic protagonist për Denver me një “triple double”, duke realizuar 13 pikë, 13 rebound e 13 asist. Gjithsesi, të gjithë titullarët e Denver realizuan mbi 12 pikë, duke i bërë të pavlefshme 35 pikë e 10 asist të Ja Morant për miqtë.

Tjetër humbje e thellë për kampionët e Golden State, që u mundën 132-94 nga New York, që korri fitoren e tetë radhazi. Poole me 26 pikë nuk mund të evitojë humbjen për Warriors, ndërsa për nju-jorkezët u dalluan Quickley me 22 pikë e Brunson me 21. Jashtë fushe fiton edhe Chicago, që mundi 113-103 Miami, me Vucevic protagonist, duke realizuar 29 pikë e 12 rebound.

Humbet skuadra e Phoenix, që u mund 113-110 në fushën e tij nga Washington, një rezultat surprizë. Kuzma me 29 pikë e Beal me 27 bënë diferencën për miqtë, ndërsa 30 pikët e Ayton mbetën për statistikë. Utah Jazz mposhti 126-111 Detroit, ndeshje ku shkëlqeu sërish Markkanen, autor i 38 pikëve për miqtë.

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – Utah Jazz, 111-126

Miami – Chicago, 103-113

New York – Golden State, 132-94

Phoenix – Washington, 110-113

Denver – Memphis, 105-91

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat