FBK shpërndan dhurata për fëmijët e SOS Fshatrave

Basketboll

FBK shpërndan dhurata për fëmijët e SOS Fshatrave

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 20:11
FBK shpërndan dhurata për fëmijët e SOS Fshatrave

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) me në krye Sekretaren e Përgjithshme, Elvira Dushku dhe stafin e FBK-së, së bashku me basketbollistët dhe basketbollistet e Kosovës kanë vizituar SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë, në prag të festave të fundvitit.

FBK është pritur në mënyrë të ngrohtë, ku janë njoftuar për punën që bëhet dhe përkushtimin ndaj fëmijëve.

Dushku ka treguar përvojën e saj, që e ka vizituar para 20 vjetësh dhe është shprehur e nderuar që FBK ka ndarë dhurata e topa të basketbollit për fëmijët, duke ju dëshiruar fëmijëve shumë suksese për të ardhmen, ndërsa FBK do të jetë pranë tyre në kërkesat që do të kenë.

Basketbollistët dhe basketbollistet e Kosovës në bashkëbisedim me fëmijët kanë treguar për karrierën e tyre dhe përvojat në sport, duke i inkurajuar edhe fëmijët të merren me sport, veçanërisht me basketboll.

Fëmijët ishin shumë të lumtur që kanë parë nga afër basketbollistët/et e Kosovës dhe së bashku kanë luajtur dhe kanë mësuar për lojën e basketbollit.

Në fund, Dushku ka ndarë edhe një mirënjohje, duke premtuar se do të ndihmojnë edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat