Lakers fitojnë edhe ndeshjen e katërt radhazi

Basketboll

Lakers fitojnë edhe ndeshjen e katërt radhazi

Më: 7 janar 2023 Në ora: 10:10
Lebron James

Los Angeles Lakers e ka arritur fitoren e katërt me radhë në NBA – këtë herë duke triumfuar ndaj Atlanta Hawks, me rezultat 130-114.

Çereku i parë nisi për mrekulli nga Lakers, pasi e fituan me rezultat 37-28. Të dytin gjithashtu nuk lejuan befasi duke triumfuar me rezultat 33-21.

Në çerekun e tretë Hawks u kthye disi në lojë, duke e fituar këtë çerek me rezultat 33-28. Çereku i fundit ishte i barabartë me rezultat 32-32, për rezultatin përfundimtar 130-114 për Lakers.

Më i dalluar në fitoren e Lakers ishte i zakonshmi Lebron James, i cili shënoi 25 pikë, shtatë kërcime dhe 10 asistime.

Lojtari më i mirë në ndeshje ishte nga radhët e Hawks, Trae Young, me 32 pikë pikë, pesë kërcime dhe nëntë asistime.

Lakers pas kësaj fitoreje renditen në vendin e 12-të në Konferencën Perëndimore, me 18 fitore dhe 21 humbje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat