Brooklyn synon kreun në Lindje

Basketboll

Brooklyn synon kreun në Lindje

Më: 7 janar 2023 Në ora: 12:58
Brooklyn synon kreun në Lindje

Brooklyn rikthehet te fitorja dhe synon kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes, pas triumfit 108-102 në fushën e New Orleans. Protagonist i kësaj sfide ishte Durant, me 33 pikë e 10 rebound. Fitorja e katërt radhazi për Lakers, që mundën 130-114 Atlanta, ndeshje ku u dalluan LeBron James me 25 pikë e 10 asist, Nunn me 23 e Schroder me 21 pikë.

Humbje të thellë pësoi sot ekipi i Milwaukee, që në fushën e tij u mund 138-109 nga Charlotte.

Për miqtë, të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Rozier me 39 pikë (Giannis vetëm 9pikë!!!). Humbet edhe Phoenix, që u mund 104-96 nga Miami dhe rrezikon zonën play off. Oladipo me 26 pikë ishte shënuesi më i mirë për skuadrën nga Florida.

NBA – Rezultate e sotme

Indiana – Portland, 108-99

Philadelphia – Chicago, 112-126

New Orleans – Brooklyn, 102-108

Toronto – New York, 108-112

Milwaukee – Charlotte, 109-138

Oklahoma – Washington, 127-110

San Antonio – Detroit, 121-109

Denver – Cleveland, 121-108

Minnesota – Clippers, 128-115

Phoenix – Miami, 96-104

Lakers – Atlanta, 130-114

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat