Zbrazet palestra “Minatori”, rifillon ndeshja mes Trepçës dhe Prishtinës

Basketboll

Zbrazet palestra “Minatori”, rifillon ndeshja mes Trepçës dhe Prishtinës

Më: 14 janar 2023 Në ora: 19:01
Zbrazet palestra “Minatori”

Ka rifilluar ndeshja derbi e javës së 18-të në Superligën e Kosovës në basketboll, mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës.

Ndeshja ka rifilluar pasi u ndërpre për disa mintua në çerekun e tretë, shkaku i sjelljeve jo-sportive nga tifozët mitrovicas.

Ata filluan me hedhje të gjësendeve, si dhe nuk kursyen fyerjet në kor ndaj Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe kryetarit të saj, Arben Fetahut.

Kësisoj, gjyqtarët e ndeshjes vendosën për largimin e të gjithë tifozët e pranishëm në palestrën sportive “Minatori”.

Kësisoj, ndeshja tashmë ka rifilluar me palestrën e zbrazur.

Ndeshja u ndërpre në çerekun e tretë, saktësisht 02:49 para fundit të tij.

Rezultati i ndeshjes ishte 36:72 në të mirë të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat