Imeri i ashpër: Mos harroni disa ju “manekenë”

Basketboll

Imeri i ashpër: Mos harroni disa ju “manekenë”

Nga: K. G. Më: 14 janar 2023 Në ora: 19:32
Logo e Trepçës

Veprimtari i sportit, Lulzim Imeri, shprehet kritikë në lidhje me problemet që shkaktuan sonte disa tifozë mitrovicas në përballjen  mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës, në kuadër të elitës së basketbollit të Kosovës.

Faktikisht, u desh që palestra të zbrazet që ky është edhe një akt i papranueshëm me sjelljen e disa tifozëve të papërgjegjshëm. 

Nga ana tjetër, Sigal Prishtina ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Trepça me rezultat 53:88 (9:21, 16:25, 11:29, 17:13), në xhiron e 18-të të Prince Caffe Superligës.

“Mos harroni disa ju ‘manekenë’.

Sepse ky klub, kjo fanellë, kjo llogo, kanë emër, kanë histori. 

Ju jeni ata të cilët duhet ti zbatoni detyrat nga trajneri dhe Kryesia e cila është për çdo lavdatë për punën dhe angazhimin, sepse ATA ja kthej ndjesin e knaqësisë Qyteti të Minatorit’, ka shkruar Imeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat