Celtics marrin fitoren e gjashtë radhazi

Basketboll

Celtics marrin fitoren e gjashtë radhazi

Më: 15 janar 2023 Në ora: 11:10
Celtics marrin fitoren e gjashtë radhazi

Boston Celtics kanë vazhduar serinë e fitoreve në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Celtics kanë marrë fitoren e gjashtë radhazi dhe të 32-ten këtë edicion në elitën e basketbollit amerikan.

Në sfidën e zhvilluar në Spectrum Centre të Charlottet, Celtics kanë triumfuar me 16 pikë diferencë ndaj Charlotte Hornets 106:122.

Jayson Tatum si gjithmonë ka qenë fantastik për liderin e Konferencës së Lindjes, pasi e mbylli ndeshjen me 33 pikë, nëntë kërcime e gjashtë asistime.

Me lojë të mirë te fituesit u dallua edhe fundori Malcolm Brogdon me 30 pikë, derisa qendra Al Horford shtoi 16 të tjera.

Te vendasit më efikasi ishte LaMelo Ball me 31 pikë, shtatë kërcime e nëntë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat