LeBron James shkruan historinë në NBA

Basketboll

LeBron James shkruan historinë në NBA

Më: 16 janar 2023 Në ora: 16:21
LeBron James

Los Angeles Lakers ka pësuar humbje me një pikë diferencë ndaj Philadelphia 76ers me rezultatin 113:112.

Në këtë ndeshje, fantastik ishte LeBron James, por as paraqitja e tij e mirë nuk ndihmoi për triumf.

James ishte i pandalshëm me double-double prej 35 pikëve, 10 asistimeve e tetë kërcimeve.

Basketbollisti amerikan edhe pse në moshë të shtyrë po tregon formë jashtëzakonisht të mirë dhe me pikët e shënuara ndaj 76ers, James ka kaluar shifrën e 38 mijë pikëve në sezon të rregullt në NBA.

I pari është legjenda Kareem Abdul-Jabar me 38,387 pikë të shënuara në sezon të rregullt në NBA.

Yllit të Lakers i kanë mbetur edhe disa ndeshje vetëm për ta thyer rekordin dhe të mbetet në historinë e NBA për një kohë të gjatë si koshashënuesi më i mirë.

Përveç këtij takimi, u zhvilluan edhe katër të tjerë. Portland fitoi ndaj Dallasit 140:123. Denveri fitoi për tre pikë ndaj Orlandos, Sacramento fitoi 132:119 San Antonios, si dhe Brooklyn Netes Oklahoma 102:112. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat