Ndodh vetëm në NBA!

Basketboll

Ndodh vetëm në NBA!

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 19:16
Ndodh vetëm në NBA!

Afati kalimtar i NBA është ndër më të çuditshmet për shkak të transferimeve të vazhdueshme të lojtarëve që mund të përfshijë skuadra të ndryshme dhe destinacione që ndryshojnë në momentin e fundit.

Por ajo që i ka ndodhur Xhosh Hart në natën e fundit të merkatos, ka qenë me të vërtetë e rrallë.

Basketbollisti 27-vjeçar kishte dalë në nxemje si zakonisht me Portland Trejl Blejzërs dhe po bëhej gati që të luante ndaj Golden Stejt Uorriors.

Por në mënyrë të papritur, ai u lajmërua që të bënte çantën gati, pasi nuk ishte më pjesë e kësaj skuadre,

Kjo, pasi Portland e kishte ndërruar me tre lojtarë të Nju Jork Niks, duke nisur atje Hart i cili vlerësohet si një prej basketbollistëve më të qëndrueshëm që kishte në vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat