Celtics marrin fitoren e radhës

Basketboll

Celtics marrin fitoren e radhës

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 11:20
Celtics marrin fitoren e radhës

Boston Celtics kanë vazhduar me fitore në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Në ndeshjen e zhvilluar në TD Garden, Celtics morën fitore ndaj Charlotte Hornets me 11 pikë diferencë 127:116.

Ka qenë një sfidë e dominuar nga vendasit që nga fillimi deri në fund të saj, me Celtics që krijuan epërsi dhe e ruajtën atë.

Jayson Tatum ishte fantastik në këtë duel me 41 pikë, katër kërcime e katër asistime.

Me lojë të mirë te vendasit u dallua edhe Derrick White që shtoi 33 pikë dhe shtoi 10 asistime.

Te mysafirët më i dalluari ishte Rozier me 27 pikë si dhe Lamelo Ball me 24 të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat