Lajmi i keq për Milwaukeen

Basketboll

Lajmi i keq për Milwaukeen

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 14:14
Antetokounmpo

Tri ndeshje të luajtura sot në NBA, ku spikat fitorja e Milwaukee, që mundi 112-100 Chicago jashtë fushe.

Ndeshje e dominuar nga Bucks, ku u dallua Brook Lopez me 33 pikë.

Lajmi i keq për Milwaukeen është dëmtimi i Antetokounmpo, që la fushën pas 9 minutave lojë, për shkak të një dëmtimi në kyçin e dorës.

Fitore disi surprizë arriti ekipi i Clippers, që mundi 116-107 Phoenix. George dhe Mann realizuan nga 216 pikë secili për miqtë.

Skuadra e Washington triumfoi 114-106 në shtëpinë e Minnesota. Bradley Beal realizoi 35 pikë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e Anthony Edwards për Minnesota.

NBA – Rezultatet e sotme

Chicago – Milwaukee, 100-112

Minnesota – Washington, 106-114

Phoenix – Clippers, 107-116

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat