Olympiacos mbron kreun e Euroleague, ndjekin Real Madrid e Barcelona

Basketboll

Olympiacos mbron kreun e Euroleague, ndjekin Real Madrid e Barcelona

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 11:34
Pamje nga një ndeshja Valencia Basket - Olympiacos

Janë luajtur ndeshjet e raundit të 25-të të Euroleague në basketboll për meshkuj.

Skuadra greke e Olympiacos vijon të ruajë e vetme kreun e renditjes, duke mposhtur 92-85 Valencia basket në Spanjë.

Të njëjtin ritëm ndjekin edhe Real Madrid e Barcelona, respektivisht në vendin e dytë e atë të tretë.

Skuadra madrilène mposhti 96-69 lituanezët e Zalgiris Kaunas, ndërsa katalanasit fituan 80-70 ndaj Monaco.

Beteja për një vend në play off, ku shkojnë 8 ekipe e para në renditje.

Fiton edhe Fenerbahce, që mundi 97-94 Partizan Beograd, ndërsa kampionët e Anadolu Efes mundën në sekondën e fundit 90-89 Villeurbanne.

Euroleague – Raundi i 25-të

Maccabi Tel Aviv – Bayern Mynih, 90-82

Armani Milano – Panathinaikos, 78-76

Real Madrid – Zalgiris Kaunas, 96-69

Partizan Beograd – Fenerbahce, 94-97

Crvena Zvezda – Alba Berlin, 72-87

Villeurbanne – Anadolu Efes, 89-90

Virtus Bolonja – Baskonia Gasteiz, 88-83

Valencia Basket – Olympiacos, 85-92

Barcelona – Monaco, 80-70

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat