Prishtina ‘përmbys’ Flamurtarin në pjesën e dytë

Basketboll

Prishtina ‘përmbys’ Flamurtarin në pjesën e dytë

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 18:33
Pamje nga ndeshja

Prishtina ka triumfuar ndaj Flamurtarit në xhiron e nëntë të Ligës Unike të Femrave apo derbin e kësaj jave me rezultat  88:69 (21:25, 15:22, 27:12, 25:10).

Skuadra mysafire e nisi ndeshjen më mirë dhe që në fillim kishte 11 pikë epërsi 4:15, dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishte në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 21:25.

Skuadra vlonjate vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke ngritur edhe më shumë epërsinë, që shkoi në 15 pikë, 23:38, ndërsa pjesa e parë përfundoi 36:47.

Por përmbysja erdhi në pjesën e dytë.

Skuadra e Prishtinës tregoi fuqinë dhe ishte më e mirë, duke përmbysur rezultatin, për të triumfuar në fund 88:69.

Te Prishtina u dalluan Adrienne Godbold me 25 pikë e tetë kërcime dhe Sarah Mgbeike me 28 pikë dhe shtatë kërcime, kurse te Flamurtari u dalluan Samra Omerbasic me 23 pikë e tetë kërcime dhe Analyss Benally me 20 pikë e shtatë kërcime.

Prishtina ka pesë fitore e katër humbje, ndërsa Flamurtari dy fitore e shtatë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat