Tirana triumfon pas dy vazhdimeve ndaj Penzës

Basketboll

Tirana triumfon pas dy vazhdimeve ndaj Penzës

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 23:06
Pamje nga një ndeshje

Në një ndeshje shumë interesante, Tirana ka mundur Penzën me rezultat 100:92 (22:20, 22:15, 19:28, 17:17, 20:12).

Vashat tiranase triumfuan në njërën nga përballjet më interesante këtë edicion të Ligës Unike, që shkoi në dy vazhdime. Takimi ishte i vlefshëm për javën e nëntë.

Çereku i parë ishte interesant me vendaset që e nisën me 7:0, por mysafiret arritën që të kenë epërsi prej pesë pikësh, 15:20, ndërsa një seri 7:0 e vashave bardheblu bëri që kjo pjesë të përfundojë 22:20.

Pas një fillimi të barabartë të periudhës së dytë, tiranaset kishin epërsi deri në dhjetë pikë, 44:34, ndërsa pjesa e parë përfundoi 44:35.

Por, pejanet nuk u dorëzuan dhe u rikthyen në periodën e tretë, për të barazuar shifrat në 63:63.

Lojë interesante u zhvillua në dhjetëminutëshin e katërt, kur Saranda Daci 15 sekonda nga fundi shënoi për 80:80, duke dërguar ndeshjen në vazhdime.

Edhe vazhdimi i parë ishte shumë interesant, kur kësaj radhe Leila Omerbasic shënoi dy herë nga gjuajtjet e lira për 86:86, duke bërë që fituesi të vendosej në vazhdimin e dytë. E, në këtë pjesë vendaset nuk lëshuan pe dhe triumfuan 100:92.

Te Tirana u dalluan Klea Verri me 20 pikë, 10 kërcime e tetë asistime, Breana Bey me 27 pikë e pesë kërcime dhe Enisa Qosja me 23 pikë e shtatë kërcime, kurse te Penza më të mirat ishin Saranda Daci me 21 pikë e 13 kërcime, Leila Omerbasic me 27 pikë e 11 kërcime dhe Jennings Nicole me 23 pikë e 11 kërcime.

Tirana ka tri fitore e gjashtë humbje, kurse Penza dy fitore e shtatë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat