Milwaukee 15 fitore radhazi

Basketboll

Milwaukee 15 fitore radhazi

Më: 1 mars 2023 Në ora: 14:00
Milwaukee 15 fitore radhazi

Fitorja e 15-të radhazi në kampionat për Milwaukee, që mposhti 118-104 Brooklyn jashtë fushe dhe konfirmohet si ekipi më i mirë në Konferencën e Lindjes.

Giannis Antetokunmpo realizoi 33 pikë e 15 rebound në rikthimin e tij në fushë, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Bridges për vendasit.

Pa LeBron James skuadra e Lakers nuk arrin të fitojë, duke u mundur 121-109 nga Memphis. Anthony Davis relizoi 28 pikë e 19 rebound, por që s’mjaftuan. Për Memphis shkëlqeu Ja Morant, autor i një “triple double”, me 39 pikë, 10 rebound e 10 asist.

Fiton edhe ekipi kampion i Golden State, që falë 29 pikëve të Jordan Poole mundi 123-105 Portland.

Humbja e dytë radhazi për Dallas, që u mund 124-122 nga Indiana, ndeshje vendosur në fund nga Haliburton, autor i 32 pikëve për miqtë. Për Dallas u dallua Luka Doncic me 39 pikë, por që mbetën për statistikë.

Në krye të renditjes në Perëndim qëndron skuadra e Denver, që sot mposhti 133-112 Houston, ndeshje ku Jamal Murray realizoi 32 pikë për Nuggets.

NBA – Rezultatet e sotme

Atlanta – Washington, 116-119

Brooklyn – Milwaukee, 104-118

Memphis – Lakers, 121-109

Toronto – Chicago, 104-98

Houston – Denver, 112-133

Oklahoma – Sacramento, 117-123

Dallas – Indiana, 122-124

Utah Jazz – San Antonio, 94-102

Golden State – Portland, 123-105

Clippers – Minnesota, 101-108

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat