Memphis fut kampionët e Golden State në krizë

Basketboll

Memphis fut kampionët e Golden State në krizë

Më: 10 mars 2023 Në ora: 12:29
Pamje nga ndeshja Memphis – Golden State

Ekipi i Milwaukee Bucks mbron kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes, pas fitores 118-113 ndaj Brooklyn, duke korrur fitoren e tretë radhazi. Portis me 28 pikë e Lopez me 24 pikë ishin ata që bënë diferencën për ekipin e Bucks.

Fiton edhe Sacramento, që falë një “triple double” të Sabonis (24 pikë, 13 rebound e 10 asist), mundi 122-117 New York.

Skuadra e Memphis rikthehet te fitorja dhe mposht 131-110 kampionët e Golden State, që pësuan humbjen e tretë radhazi.

Të gjithë titullarët e Memphis realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Jones me 22 pikë e 11 asist.

Ekipi i Utah Jazz, falë 31 pikëve të Markkanen, mundi 131-124 Orlando, ndërsa Indiana fitoi 134-125 ndaj Houston pas kohës shtesë (Haliburton 29 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – Charlotte, 103-113

Indiana – Houston, 134-125

Orlando – Utah Jazz, 124-131

Memphis – Golden State, 131-110

Milwaukee – Brooklyn, 118-113

Sacramento – New York, 122-117

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat