Shtatë skuadra sigurojnë play off-in, mbesin jashtë kampionët në fuqi

Basketboll

Shtatë skuadra sigurojnë play off-in, mbesin jashtë kampionët në fuqi

Më: 8 prill 2023 Në ora: 17:37
Pamje nga një ndeshje

Janë luajtur takimet e javës së 33-të dhe të parafundit të sezonit të rregullt në Euroleague, duke përcaktuar 7 nga 8 skuadrat që avancojnë në fazën play off.

Kështu, Olympiacos, Real Madrid, Barcelona, Monaco, Fenerbahce, Partizanin Beograd e Maccabi Tel Aviv janë shtatë ekipet që deri më tani kanë prerë një biletë për më tej.

Emri i skuadrës së tetë do të mësohet pas një jave, ku në garë janë spanjollët e Baskonia Gasteiz dhe lituanezët e Zalgiris Kaunas.

Janë eliminuar kampionët në fuqi të Anadolu Efes, pas humbjes në derbin turk me Fenerbahce.

Euroleague – Raundi i 33-të

Zalgiris Kaunas – Maccabi Tel Aviv, 68-67

Cërvena Zvezda – Olympiacos, 87-79

Fenerbahce – Anadolu Efes, 103-86

Valencia Basket – Virtus Bolonja, 79-68

Real Madrid – Bayern Mynih, 79-67

Baskonia Gasteiz – Villeurbanne, 120-100

Panathinakos – Alba Berlin, 84-88

Armani Milano – Barcelona, 84-76

Monaco – Partizan Beograd, 84-88

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat