Bashkimi kampion i Kosovës

Basketboll

Bashkimi kampion i Kosovës

Më: 11 prill 2023 Në ora: 22:56
Kupën te kapitenia Aulona Muhadri e dorëzoi kryetari i FBK-së, Arben Fetahu

Bashkimi është kampion i Kosovës.

Prizrenaset kanë shënuar fitoren në ndeshjen me Prishtinën me rezultat 78:64 (22:16,19:8, 24:16, 13:14), ku kjo fitore e shpall njëherësh Bashkimin kampion në Superligen e Femrave për edicionin 2022/2023.

Medaljet e argjendta te vajzat e Prishtinës i ndau Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova dhe Komesari i Garave në FBK Faton Kurshumlija kurse medaljet e arit i ndau Anëtari i Bordit të FBK-së Rrahman Përteshi dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.

Trofeun e MVP-së te lojtarja më e mirë Khadija Brown Haywood, e ndau Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, kurse Kupën te kapitenia Aulona Muhadri e dorëzoi kryetari i FBK-së, Fetahu.

Këtë vit KBF Bashkimi ka fituar gjithashtu edhe Kupën në Final 8 në Rahovec, ku pati triumfuar ndaj Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat