Gjysmëfinalja e parë mes Pejës dhe Yllit

Basketboll

Gjysmëfinalja e parë mes Pejës dhe Yllit

Më: 12 prill 2023 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Sonte me fillim nga ora 20:30 do të zhvillohet super përballja mes KB Pejës dhe KB Yllit, e vlefshme kjo për gjysmëfinalen e parë të “PlayOff-it” të Superligës së Kosovës në basketboll.

KB Peja i mbylli garat e rregullta në vendin e dytë dhe u kualifikua direkt në gjysmëfinale të “PlayOff-it”, kurse KB Ylli e mposht KB Vëllaznimin brenda dy ndeshjeve (111:86 dhe 126:80) për të siguruar gjysmëfinalen.

Ndërkaq, KB Peja në ndeshjen e fundit e mposhti KB Rahovecin me rezultat të thellë 103:68.

Gjysmëfinalja e parë mes pejanëve dhe kampionit aktual të Kosovës zhvillohet në palestrën e sporteve “Karagaçi” në Pejë.

Skuadra që regjistron tre fitore e para vazhdon në finale.

20:30 KB Peja – KB Ylli (Palestra e Sporteve Karagaçi)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat