Kampionët e Golden State humbasin çerekfinalen e parë

Basketboll

Kampionët e Golden State humbasin çerekfinalen e parë

Më: 16 prill 2023 Në ora: 15:21
Pamje nga ndeshja Sacramento – Golden State

Kanë nisur ndeshjet e para çerekfinale të play off-it në NBA, në të dyja Konferencat.

Në Lindje, skuadra e Boston fitoi 112-99 ndaj Atlanta, sfidë e komanduar nga Celtics.

Për vendasit u dalluan Brown me 29 pikë, Tatum me 25 e White me 24 pikë, një trio që bëri diferencën në parket.

Pa probleme fiton edhe Philadelphia, që mundi 121-101 Brooklyn.

Joel Embiid me 26 pikë e James Harden me 23 u dalluan në parket, duke i bërë të pavlefshme 30 pikët e Bridges për Nets.

Fiton edhe New York, që falë 27 pikëve të Brunson mundi 101-97 Cleveland.

Në Perëndim, skuadra kampione e Golden State u mund 126-123 nga Sacramento, sfidë e ekuilibruar deri në fundin e saj. 30 pikët e Curry mbetën për statistikë, ndërsa për vendasit u dallua De’Aron Fox, autor i 38 pikëve

Play off-Ccerekfinale Konf.Lindje

Philadelphia – Brooklyn, 121-101 (1-0)

Boston – Atlanta, 112-99 (1-0)

Cleveland – New York, 97-101 (0-1)

Milwaukee – Miami

Play off-Ccerekfinale Konf.Perëndim

Sacramento – Golden State, 126-123 (1-0)

Memphis – Lakers

Phoenix – Clippers

Denver – Minnesota

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat