Milwaukee dështon në sfidën e parë

Basketboll

Milwaukee dështon në sfidën e parë

Më: 17 prill 2023 Në ora: 12:49
Pamje nga ndeshja Miami - Milwaukee Bucks

Sfidat e para çerekfinale të play off kanë dhuruar surpriza në të dyja Konferencat në NBA.

Miami Heat, që u kualifikua pas fazës “play in” në Lindje, fitoi 130-117 në fushën e Milwaukee Bucks, ekipit me rezultatin më të mirë në sezonin e rregullt.

Jimmy Butler me 35 pikë e 11 rebound ishte lider për ekipin nga Florida, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Middleton për vendasit.

Por lajmi më i keq për Bucks është dëmtimi i Giannis Antetokounmpo, që u lëndua në shpinë pas një rrëzimi, pas vetëm 10 minutash lojë. Edhe Miami pësoi një dëmtim, Herro pësoi një frakturë të dorës dhe mbylli sezonin.

Në Perëndim, befason ekipi i LA Lakers, që fitoi 128-112 në fushën e Memphis Grizzlies, duke bërë një ndeshje të mirë.

Pesë lojtarë të Lakers realizuan mbi 19 pikë, çka tregon për forcën e grupit. Hachimura me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë, ndërsa 31 pikët e Jackson për vendasit mbetën për statistikë.

Surprizon edhe ekipi i Clippers, që falë 38 pikëve Leonard, mundi 115-110 Phoenix Suns. Durant e Booker realizuan 53 pikë së bashku, por që nuk mjaftuan për vendasit.

Nuk zhgënjen Denver, që mundi 109-80 Minnesota, ndeshje e fituar pa probleme nga vendasit. Murray më 24 pikë ishte më i miri në parket.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat