Ylli nuk dorëzohet, ngushton serinë gjysmëfinale në 2:1

Basketboll

Ylli nuk dorëzohet, ngushton serinë gjysmëfinale në 2:1

Më: 19 prill 2023 Në ora: 23:06
Henrik Sirko

Kampionët nuk dorëzohen. Golden Eagle Ylli ka mundur Pejën me rezultat 104:107 (14:25, 28:18, 19:29, 43:35), duke ngushtuar serinë gjysmëfinale në 2:1 të Play-offit.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet gjatë fundjavës në Therandë.

Dhjetë minutat e fundit ishin shumë interesante.

Kampionët ngritën epërsinë në 16 pikë dy herë, por kush mendoi se ndeshja ka përfunduar gaboi rëndë.

Pejanët luftojnë deri në fund dhe afrojnë shifrat në 104:105, por nuk mundën të bëjnë më shumë, ndërsa Rami Hadar pësoi humbjen e parë në elitë.

Te vendasit u dalluan Larry Thomas me 20 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime dhe Jalen Tate me 23 pikë e katër asistime, kurse te mysafirët u dalluan Henrik Sirko me 22 pikë e dhjetë kërcime dhe Wesley Washburn me 19 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat