Shtyhet për 24 orë ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës, ja pse

Basketboll

Shtyhet për 24 orë ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës, ja pse

Më: 24 prill 2023 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Ndeshja e pestë gjysëmfinale e “Play-Off”-it në mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës është shtyrë për 24 orë.

Nga e enjtja është shtyrë për të premten, për shkak të punimeve për hendboll në sallën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Në ndeshjen e së dielës, mitrovicasit shënuan fitore ndaj Prishtinës në sallën “Minatori” duke e barazuar serinë në 2-2.

Kështu finalisti do të përcaktohet të premten, ku do të përballet me Pejën në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat