Lakersat dhe Miamin i ndan veç nga një fitore nga kualifikimi tutje

Basketboll

Lakersat dhe Miamin i ndan veç nga një fitore nga kualifikimi tutje

Më: 25 prill 2023 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

LA Lakers dhe Miami po shkojnë me hapa të sigurt drejt kualifikimit në fazën tjetër të “play-offit” në NBA.

Ekipi nga Los Angelesi e ngriti në 3-1 serinë e fitoreve ndaj Memphisit.

Verdhekaltrit triumfuan me rezultat 117:111 (29:23, 25:29, 27:31, 23:21 e 13:7), në një ndeshje mjaft interesante, ku fituesin e përcaktuan vazhdimet.

LeBron James ishte fytyra kryesore e lojës pasi e ndihmoi ekipin e tij në momentet vendimtare, derisa në total i realizoi 22 pikë.

Kështu, Lakers mund t’i befasojnë “Grizzlies”, të cilët kishin përfunduar në pozitën e dytë në tabelë në sezonin e rregullt të Perëndimit.

Ndërkohë, edhe Miami e krijoi një avantazh solid naj Milwaukket, 3-1.

Heat fituan me rezultat 119:114 (28:33, 22:24, 28:32 e 41:25).

Çereku i katërt ishte vendimtar në fitoren e Miamit, i cili e sheh veten veç një hap nga faza tjetër.

Bucks, përkundër faktit se ishin mjaft të suksesshëm në sezonin e rregullt të Konferencës Lindore, në “play-off” nuk po ua do.

Për Milwaukeen i pandalshëm ishte Jimmy Butler, i cili i realizoi 56 pikë dhe e ndihmoi më së shumti ekipin e tij në fitoren e radhës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat