FBK, pjesë e Panairit të Turizmit dhe Sportit

Basketboll

FBK, pjesë e Panairit të Turizmit dhe Sportit

Më: 26 prill 2023 Në ora: 14:40
Koshi

Më 27 dhe 28 prill do të mbahet Panairi i 19-të i Turizmit dhe Sportit.

"Ky Panair do të mbahet në palestrën ‘1 Tetori’ prej orës 10:00 deri ne orën 17:00.

Në këtë Panair do të jetë pjesëmarrëse edhe Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), që do të ketë stendën e saj.

Nga FBK do të jenë Edita Medunjanin, Menaxhere e Projekteve, Rrezarta Kqiku, Asistente Ekzekutive dhe Enea Hajdari, Këshilltare Ligjore për Sport.

Zyrtaret e FBK-së do të shpalosin programet e FBK-së, në veçanti për Basketbollin 3x3.

Në këtë Panair do të marrin pjesë zyrtarë shtetërorë, përfaqësueses të organizatave të turizmit e sportit, ekonomisë, bizneseve, si dhe të komunave të ndryshme të Kosovës.

Hapja solemne do të bëhet më 27 prill nga ora 11:00. Hapja e Panairit do të bëhet nga Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku, përfaqësues së shtetit të Malit të Zi dhe kryetar komunash nga Kosova", njofton FBK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat