Lakersat me stil në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore

Basketboll

Lakersat me stil në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore

Më: 29 prill 2023 Në ora: 09:12
Foto ilustrim

Los Angeles Lakers kanë kaluar në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore, pasi mposhtën Memphis Grizzlies në Play-Off me serinë 4-2.

Lakers gjatë mëngjesit së të shtunës me kohën evropiane, mposhtën Grizzlies për herë të katërt me rezultat 125-85.

Ndeshjen në mënyrë fantastike e nisën Lakersat duke triumfuar me shifrat 31-20. Edhe i dyti u mbyll në të mirë të vendasve.

Periudha e dytë dhe e tretë vetëm sa shkoi më në favor të Lakersave, duke triumfuar në fund me rezultatin përfundimtar 125-85.

Më i disponuari në ndeshje ishte D’Angelo Russell me 31 pikë, 2 kërcime dhe katër asistime.

Paraqitje të mirë patën edhe Lebron James me 22 pikë, pesë asistime dhe gjashtë asistime dhe Antony Davi me 16 pikë, 14 kërcime dhe një asistim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat