Warriors eliminojnë Kings, Lakers kundërshtarët e radhës

Basketboll

Warriors eliminojnë Kings, Lakers kundërshtarët e radhës

Më: 1 maj 2023 Në ora: 08:32
Lebron James dhe Steph Curry

Kampionët aktual të NBA, Golden State Warriors, kanë eliminuar nga 1/8 e finalës së Playoff-it të NBA, Sacramento Kings, pasi fituan serinë e ndeshjeve 4-3.

Në duelin e fundit, Warriors triumfuan me shifrat 100-120, të udhëhequr nga Stephen Curry, i cili realizoi 50 pikë, 8 kërcime dhe 6 asistime.

“Luftëtarët” në çerekfinale do të ndeshen me Los Angeles Lakers.

Këta të fundit, eliminuan Memphis Grizzlies 4-2 me ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat