Boston Celtics mposht Philadelphian

Basketboll

Boston Celtics mposht Philadelphian

Më: 6 maj 2023 Në ora: 12:46
Boston

Boston kthehet në kryesimin e serisë në gjysmëfinalet e Konferencës së Lindjes në NBA.

Celtics fituan sfidën e tretë 102-114 në transfertën kundër Philadelphia duke e çuar në 2-1 rezultatin e përgjithshëm.

Jaison Tatum u kthye të bëj liderin e skuadrës së tij, duke mbyllur një paraqitje të shkëlqyer me dy shifra dopjo, 27 pikë dhe 10 topa të kapur në tabelë.

Nuk qëndroi në hije as ylli tjetër i Boston, Jaylen Brown që shtoi edhe 23 pikë të tjera në fitoren e rëndësishme të Celtics.

Nga ana tjetër, për Philadelphia nuk mjaftuan 30 pikët e realizuara nga lojtari më i mirë i sezonit të rregullt, Joel Embid. Për James Harden dy shifra dopjo në këtë ndeshje me 16 pikë dhe 11 asist.

Në sfidën e katërt, Celtics kanë një mundësi të shkëlqyer për të thelluar distancën e serisë, pasi do të luajnë në shtëpinë e tyre.

Në lojë është kthyer edhe Phoenix, që ngushtoi diferencën 2-1 në serinë e gjysmëfinaleve të Perëndimit kundër Denver.

Pasi kishin fituar dy sfidat e para, Nudggets u dorëzuan me rezultatin 121-114 në fushën e Sans.

Spektakolare paraqitja e Nikola Jokiç me tre shifra dopjo 30 pikë, 17 topa në tabelë dhe 17 asist, por nuk mundi të evitojë disfatën e skuadrës së tij.

Për Phoenix, heroi i fitores ishte Kevin Durant në rolin e shënuesit më të mirë me 39 pikë. Ky sukses kthen në lojë Sans përballë pretendentëve kryesorë të Denver.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat