LA Lakers mposht GSW-në ndeshjen e tretë, shkëlqen sërish Davis

Basketboll

LA Lakers mposht GSW-në ndeshjen e tretë, shkëlqen sërish Davis

Më: 7 maj 2023 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

LA Lakers mposht GSW-në ndeshjen e tretë, shkëlqen sërish Davis

Los Angeles Lakers ka regjistruar fitore në ndeshjen e tretë të serisë gjysmëfinale në Konferencën Përendimore.

Lakers triumfuan në ndeshje e zhvilluar në orët e para të ditës së sotme (sipas kohës tonë lokale), kundër Golden State Warriors.

Ndeshja e zhvilluar në “Crypto.com Arena” përfundoi me rezultatin 127:97.

Anthony Davis regjistroi një tjetër paraqitje të mirë, duke shënuar 25 pikë, teksa shtoi edhe 13 kërcime e tre asistime.

Ai u ndihmua nga LeBron James e D’Angelo Russell, që shtuan nga 21 pikë secili.

Te Warrios më i dalluari edhe njëherë ishte Steph Curry, me 23 pikë.

Andrew Wiggins shtoi 16 sosh, e Klay Thopmpson 15.

Ndeshja e katërt mes Los Angeles Lakers dhe Golden State Warrios do të zhvillohet më 9 maj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat