Lakers marrin sërish epërsinë ndaj Golden State

Basketboll

Lakers marrin sërish epërsinë ndaj Golden State

Më: 7 maj 2023 Në ora: 21:37
Pamje nga ndeshja Lakers - Golden State

Lakers udhëheqin 2-1 serinë e takimeve gjysmëfinale play off në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 127-97 ndaj Golden State në përballjen e tretë mes tyre.

Në shtëpinë e tyre, Lakers nuk zhgënjyen, duke zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë.

Anthony Davis me 25 pikë e 13 rebound ishte lider në fushë për Lakers, mbështetur nga LeBron James e Russell me nga 21 pikë secili. Edhe stoli i Lakers bëri diferencën në këtë ndeshje, nga ku erdhën 48 pikë. Për Golden State shkëlqeu vetëm Stephen Curry me 23 pikë.

Në Konferencën e Lindjes, Miami fitoi 105-86 ndaj Miami në fushën e tij, duke udhëhequr 2-1 serinë. Jimmy Butler si gjithnjë protagonist për skuadrën nga Florida, autor i 28 pikëve, ndërsa për miqtë mungoi lojtari-lider.

Konf.Lindje, Play off-Gjysmëfinale

Boston – Philadelphia, (2-1)

New York – Miami, 86-105 (1-2)

Konf.Perëndim, Play off-Gjysmëfinale

Denver – Phoenix, (2-1)

Golden State – Lakers, 97-127 (1-2)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat