Phoenixi nivelizon gjithçka me Denverin, vendos loja e pestë

Basketboll

Phoenixi nivelizon gjithçka me Denverin, vendos loja e pestë

Më: 8 maj 2023 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Phoenixi e ka fituar duelin e katërt gjysmëfinal të Konferencës ndaj Denverit, për ta barazuar serinë e ndeshjeve në 2-2.

Suns triumfuan me rezultat 129:124 (32:34, 31:27, 35:31 e 31:32), në një ndeshje mjaft interesante dhe të nivelizuar deri në fund, e cila u zhvillua në “Footprint Center”.

Kevin Durant dhe Devin Booker ishin më të mirët tek Phoenixi me nga 36 pikë të realizuara.

Kurse, Denverit nuk i mjaftuan 53 pikët e Nikola Jokic, derisa lojë të mirë shfaqi edhe Jamal Murray, që i shënoi 28 pikë.

Loja e pestë do të jetë vendimtare për ta përcaktuar finalistin e Konferencës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat