NBA zbulon formacionin më të mirë të sezonit

Basketboll

NBA zbulon formacionin më të mirë të sezonit

Më: 12 maj 2023 Në ora: 13:48
Logo e NBA-së

NBA ka zbuluar formacionin titullar më të mirë të sezonit 2022-2023 dhe surprizat mes 5 basketbollistëve më të mirë nuk kanë munguar. Përveç Joel Embiid, që mori trofeun MVP, në formacionin bazë janë edhe Alexander Shai, Luka Doncic, Jayson Tatum e Giannis Antetokounmpo.

Prania e Shai apo Tatum është konsideruar surprizë, ndërkohë që Curry e Jokic ndodhen në formacionin e dytë. Ndërsa LeBron James ndodhet në formacionin e tretë.

Jashtë tri formacioneve janë Anthony Davis, Kevin Durant, Devin Booker apo Ja Morant, që kanë mbetur të zhgënjyer.

Formacioni titullar: Alexander Shai, Luka Doncic, Joel Embiid, Jayson Tatum, Giannis Antetokounmpo:

Formacioni i dytë: Stephen Curry, Donovan Mitchell, Jimmy Butler, Nikola Jokic, Jaylen Brown.

Formacioni i tretë: Damian Lillard, De’Aron Fox, LeBron James, Julius Randle, Domantas Sabonis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat