Përfundon pjesa e parë mes Trepçës dhe Pejës

Basketboll

Përfundon pjesa e parë mes Trepçës dhe Pejës

Më: 18 maj 2023 Në ora: 21:30
Trepça dhe Peja

Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e pestë dhe vendimtare që e përcakton kampionin e Kosovën në basketboll.

Pas dy çerekëve të zhvilluar në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Peja po avancon 36:34 ndaj Trepçës.

Çereku i parë u mbyll me shifrat 21:17 në favor të Pejës, ndërsa Trepça u këndell në çerekun e dytë duke krijuar epërsi prej dy pikëve, respektivisht 17:15.

Më i miri i ndeshjes deri tani ishte Will Daniels i Trepçës me 10 pikë, pesë kërcime e një asistim, kurse te Peja më i dalluari ishte Jalen Tate me 10 pikë, gjashtë kërcime e dy asistime.

Çereku i parë: 21-17 në favor të Pejës

Çereku i dytë: 17:15 në favor të Trepçës

Pjesa e parë: 36:34 në favor të Pejës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat