Edhe një trofe për Marigona Hill Prishtina

Basketboll

Edhe një trofe për Marigona Hill Prishtina

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 12:25
Marigona Hill Prishtina

Marigona Hill Prishtina ka fituar në finale të PlayOff-it ndaj Bashkimit me rezultat 76:98, apo në seri të përgjithshme 2:0.

Me këtë fitore Marigona Hill Prishtina është shpallur kampione në Superligën U-18 te meshkujt.

Medaljet e argjendta për klubin nga Prizreni i ndau Komesari i Garave, Faton Kurshumlija, ndërsa për skuadrën fituese Komesari i Kategorive të Reja, Xhelal Mumini.

Kupën te Kapiteni Flon Kastrati e dorëzoi, Komesari i Kategorive të Reja, Xhelal Mumini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat