Të pafat në fund

Basketboll

Të pafat në fund

Më: 9 qershor 2023 Në ora: 23:19
Pamje nga ndeshja

Basketbollistët e rinj të Kosovës sërish luftuan deri në fund, por ishin të pafat përballë Rumanisë U14, ku pësuan në fund 83:79.

Pas një fillimi të mirë të rumunëve 11:6, basketbollistët e Kosovës hyn në një seri të suksesshme, duke përmbysur rezultatin në 13:18, ndërsa çereku i parë përfundoi 17:19. Dardanët e rinj vazhduan me lojë të mirë për të ngritur epërsinë në 32:43, ndërsa pjesa e parë përfundoi 37:45.

Në periodën e tretë rumunët ishin më të mirë dhe e rikthyen epërsinë, ku shifrat pas 30 minutash ishin 64:59, por dardanët e rinj nuk u dorëzuan dhe luftuan deri në fund, por nuk ia arritën qëllimit dhe pësuan 83:79.

Te Kosova u dalluan Unik Ahmeti me 30 pikë e shtatë kërcime dhe Enes Gashi me 22 pikë e 15 kërcime.

Ndërkohë, vashat e Kosovës pësuan nga Rumania 70:40, që ishte e dyta në turne. Basketbollistet e reja të Kosovës shfaqën lojë të mirë në periudhën e parë që përfundoi 19:13 për rumunet dhe në atë të fundit 14:13.

Kjo është dita e dytë e FIBA YDF-së, që po zhvillohet në Prizren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat