Sërish pësojmë në fund

Basketboll

Sërish pësojmë në fund

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 12:01
Pamje nga ndeshja

Kosova zhvilloi ndeshje të mirë, por pësoi në fund nga Bullgaria 78:74.

Basketbollistët e rinj të Kosovës e filluan ndeshjen shumë mirë me një seri prej 0:9, por më pas u rikthyen mysafirët, por sidoqoftë, dardanët nuk u dorëzuan dhe e fituan çerekun e parë 18:23, ndërsa vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, për të shkuar në pushim me rezultat 32:42.

Bullgaria për një nuancë ishte më e mirë në periudhën e tretë 20:15, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 52:57. Kosova pësoi në fund, ashtu si në dy takimet e para me rezultat 78:74.

Më të mirët te Kosova ishin Enes Gashi me 23 pikë dhe pesë pikë, Egzon Fazliu me 13 pikë e dhjetë kërcime, Almir Dullovi me 14 pikë e shtatë kërcime dhe Unik Ahmeti me 15 pikë e shtatë kërcime.

Ndërkohë, Basketbollistet e Kosovës pësuan nga Bullgaria me rezultat 61:41.

Vashat e Kosovës në këtë sfidë luftuan deri në fund, por nuk ia arritën qëllimit, duke pësuar humbjen e tretë në tri ndeshje të zhvilluara.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi 30:23, ndërsa në dhjetë minutat e fundit u zhvillua sfidë më e barabartë, kurse në fund Bullgaria fitoi 61:41.

Kjo është dita e tretë e turneut të FIBA YDF-së, që po zhvillohet në Prizren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat