Fetahu mori pjesë në takimin e katërt konsultativ në kuadër të "Tryezës së Sportit"

Basketboll

Fetahu mori pjesë në takimin e katërt konsultativ në kuadër të "Tryezës së Sportit"

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 20:29
Pamje nga tryeza për sport

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu sot ka marr pjesë në takimin e katërt konsultativ në kuadër të "Tryezës së Sportit", organizuar në Prizren nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport (MKRS) në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK).

Në Tryezë morën pjesë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendësministrja e MKRS-së Daulina Osmani, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, përfaqësues të federatave sportive dhe të komunitetit sportiv.

Një prej pikave të takimit ishte prezantimi i draft konceptit të Projektligjit të Sportit. U paraqitën katër qëllimet kryesore: zhvillimi i sportit; përcaktimi i rregullave të funksionimit dhe organizimit të sportit në Kosovë; detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve dhe organizatave në fushën e sportit; si dhe mbrojtja e të drejtave të të gjithë atyre që përfshihen në veprimtari sportive.

Rëndësi të veçantë gjatë diskutimit pati edhe prezantimi i protokolit për përfaqësim të Kosovës jashtë vendit dhe prezantimi i konceptit për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Drafti i fundit i Strategjisë së parë shtetërore për zhvillimin e sportit, për vitet 2023 – 2030, gjithashtu u prezantua gjatë ditës së sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat