Irving kërkon të bindë LeBron të shkojë te Dallasi

Basketboll

Irving kërkon të bindë LeBron të shkojë te Dallasi

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 13:02
Pamje nga një ndeshje

I transferuar në shkurt te skuadra e Dallas Mavericks, basketbollisti Kyrie Irving po përpiqet të sjellë në Teksas edhe 4 herë kampionin e NBA-së, mikun e tij LeBron James. Lajmin e konfirmojnë mediat amerikane, që shtojnë se Irving ka biseduar me “king James” për ta bindur të ndryshojë fanellë pas deklaratës së tij se mund të tërhiqet nga sporti.

Përveç kërkesës për ta sjellë te Dallas, Irving është përpjekur të kuptojë edhe planet që ka LeBron për të ardhmen.

Një lëvizje disi e papritur kjo e Irving, që nga 1 korriku do të jetë lojtar i lirë (free agent) dhe mund të ndryshojë skuadër.

Disa herë është përfolur që LeBron James e ka kërkuar Kyrie Irving te Lakers, ndaj kjo ide nuk është ende e pamundur për t’u realizuar. Pritet që Lakers të ofrojnë te dallas Rui Hachamura, Jarred Vanderbilt e ndonjë tjetër për ta realizuar këtë transferim dhe kënaqur kapitenin.

LeBron James ka një kontratë deri në vitin 2025 me Lakers, por pas një viti mund të bëhet lojtar i lirë. Me fanellën e Lakers ai fitoi një titull (2020), ndërkohë që këtë sezon shkuan deri në finalet e play off-it në Konferencën e Perëndimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat