Irving tenton të bind

Basketboll

Irving tenton të bind

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 12:00
LeBron James

I transferuar në shkurt te skuadra e Dallas Mavericks, basketbollisti Kajri Irving po përpiqet të sjellë në Teksas edhe 4 herë kampionin e NBA-së, mikun e tij LeBron Xhejms.

Lajmin e konfirmojnë mediat amerikane, që shtojnë se Irvingu ka biseduar me “King Xhejms” për ta bindur të ndryshojë fanellë pas deklaratës së tij se mund të tërhiqet nga sporti.

Përveç kërkesës për ta sjellë te Dallas, Irving është përpjekur të kuptojë edhe planet që ka LeBron për të ardhmen.

Një lëvizje disi e papritur kjo e Irving, që nga 1 korriku do të jetë lojtar i lirë dhe mund të ndryshojë skuadër.

Disa herë është përfolur që LeBron Xhejms e ka kërkuar Kajri Irving te Lejkers, ndaj kjo ide nuk është ende e pamundur për t’u realizuar. Pritet që Lejkers të ofrojnë te Dallasi: Rui Haçimuran, Xhared Vanderbilt e ndonjë tjetër për ta realizuar këtë transferim dhe kënaqur kapitenin.

LeBron Xhejms ka një kontratë deri në vitin 2025 me Lejkersin, por pas një viti mund të bëhet lojtar i lirë. Me fanellën e Lejkersit, fitoi një titull (2020), ndërkohë që këtë sezon shkuan deri në finalet e play off-it në Konferencën e Perëndimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat