FIBA 3x3 Europe Cup, vashat e Kosovës e nisin me fitore

Basketboll

FIBA 3x3 Europe Cup, vashat e Kosovës e nisin me fitore

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 12:23
Vashat e Kosovës

Vashat e Kosovës e kanë nisur me fitore fazën kualifikuese për në FIBA 3x3 Europe Cup, që po zhvillohet në Qipro.

“Dardanet” fituan ndeshjen e parë ndaj Andorrës me rezultat 18:16, përballje kjo që u karakterizua me shumë kthesa gjatë ndeshjes.

Fitoren Kosovës ia solli në fund Enisa Kamerolli me pikët e saj.

Ndeshjen e dytë vashat kosovare do ta zhvillojnë kundër Luksemburgut me fillim nga ora 13:15, kurse në fund do të përballen me Qipron nga ora 17:45.

Kamerolli dhe Saranda Daci shënuan nga shtatë pikë, kurse Sara Vraniqi katër sosh.

Rezultati final, 18:16 në favor të vashave të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat