Meshkujt e Kosovës e pësojnë nga Andorra në FIBA 3x3 Europe Cup

Basketboll

Meshkujt e Kosovës e pësojnë nga Andorra në FIBA 3x3 Europe Cup

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 12:25
Rezultati final, 19:11 në favor të Andorrës.

Meshkujt e Kosovës nuk i kanë nisur kualifikimet për në FIBA 3x3 Europe Cup në mënyrën më të mirë.

Kosova 3x3 te meshkujt u mposht nga Andorra me rezultat 19:11 në ndeshjen e parë në kualifikimet e FIBA 3x3 Europe Cup.

Te “Dardanët” Arbër Sinani kishte katër pikë, Ardit Pepaj dhe Mërgim Jakupi nga tri pikë, kurse me një pikë e mbylli ndeshjen Atik Koshi.

Ndeshja e dytë e Kosovës në këtë garë do të jetë ndaj Shqipërisë me fillim nga ora 16:30, kurse ndeshja finale në grup do të jetë ndaj Irlandës nesër me fillim nga ora 09:00.

Rezultati final, 19:11 në favor të Andorrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat