Kosova 3x3 te femrat mposhtet nga Luksemburgu

Basketboll

Kosova 3x3 te femrat mposhtet nga Luksemburgu

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 16:33
Kosova

Pas fitores ndaj Andorrës në ndeshjen e parë, vashat e Kosovës janë njoftuar me humbjen e parë në kualifikimet e FIBA Europe Cup 3x3, që po zhvillohen në Qipro.

Kosova ka pësuar humbje nga Luksemburgu me shifrat 17:4, në ndeshjen e dytë sot të zhvilluar në kuadër të kualifikimeve të kësaj gare.

Saranda Daci ishte më e dalluara te Kosova me tri pikë të realizuara, ndërsa Enisa Kamerolli shënoi vetëm një pikë.

Ndeshja e fundit në grupe për vashat dardane do të jetë sot me fillim nga ora 17:45 kundër Qipros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat