Prizreni mirëpret Prizren Edition Challenger 3x3

Basketboll

Prizreni mirëpret Prizren Edition Challenger 3x3

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 16:36
Pamje nga një ndeshje

Këtë të diel në Prizren te Shatervani do të zhvillohet Prizren Edition Challenger 3x3. Eventi është planifikuar të fillojë nga ora 15:00 me ndeshjen hapëse Bar-Bon-Istogu.

Tetë ekipet që do të marrinë pjesë janë: Bar-Bon, Istogu, Triple Threat, 03shat, Court Rulers, Timeless, Prishtina dhe PR 01.

Organizatorët kanë premtuar spektakël në Prizren, duke ofruar muzikë, ndeshje atraktive dhe një super atmosferë të krijuar nga të gjithë të pranishmit.

Vendi i parë do të shpërblehet me 500 euro, vendi i dytë me 300 euro, Dunk Winner shpërblehet me 100 euro edhe fituesit e Three Point Winner do të shpërblehen me 100 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat