Rexha në Slloveni

Basketboll

Rexha në Slloveni

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 15:47
Bahri Rexha

Menaxheri për Media në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), Bahri Rexha është duke marrë pjesë në Workshopin e organizuar nga FIBA për EuroStep.

Ky seminar zhvillohet më 20-21 qershor në Lubjanë të Sllovenisë.

Të pranishëm janë përfaqësues nga Federatat Nacionale të Basketbollit.

Gjatë dy ditëve do të ligjërohet për mediat sociale, si Facebook, YouTube, uebsite, Instagram, TikTok, si dhe Mediat e Operacionet Digjitale.

Po ashtu do të ligjërohet për Videografinë dhe të ardhmen e mediave.

Ligjërues janë përfaqësues nga FIBA, si Sakis Kontos, Geoff Wilson, Zane Jurjane, Matiss Spaile, Elena Zoppe dhe Francesco D’Aniello.

Pjesëmarrësit po ashtu do të kenë mundësi të shohin ndeshje nga Kampionati Evropian i femrave në Slloveni.

Gjithsej janë zhvilluar gjashtë Webinare, ku kanë folur përfaqësues të FIBA-s, NBA Europe, Minnesota Timberwolves, Menaxherë të 3x3, të Kupës së Botës të femrave 2022, të Federatës së Iralndës, Drejtori Menaxhues i Sportcast, etj..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat