Kurshumlija, Mumini dhe Shabani në garat ndërkombëtare

Basketboll

Kurshumlija, Mumini dhe Shabani në garat ndërkombëtare

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 12:15
Faton Kurshmilja

Përveç Kosovës A, Kosovës 3x3 dhe grupmoshave të reja, pjesë e garave ndërkombëtare gjatë verës do të jenë edhe Faton Kurshmilja, Xhelal Mumini dhe Ngadhnjim Shabani.

Kurshumlija do të jetë Komisioner në ndeshjen parakualifikuese për Eurobasket 2025 ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovakisë, që zhvillohet më 5 gusht në Shqipëri. Kurshumlija edhe më herët ka qenë vëzhgues në ndeshjet ndërkombëtare, por edhe në FIBA Kampionate Evropiane për grupmosha të reja.

Kurshumlija është FIBA Instruktor Nacional i Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Komesar i Garave në FBK.

Xhelal Mumini është nominuar për FIBA Kampionatin Evropian U18 për femra, që do të zhvillohet në Konja të Turqisë nga 1 deri më 9 korrik. Mumini po ashtu është nominuar për FIBA Kampionatin Evropian për U18, Divizioni B në Matosinhos të Portugalisë nga 21 deri më 30 korrik. Gjyqtari i njohur nga Kosova do të gjykojë po ashtu në FIBA Kampionatin Evropian për U18 te femrat në Divizionin C, që do të zhvillohet në Durrës të Shqipërisë nga 1 deri më 6 gusht.

Gjyqtari nga Kosova, Ngadhnjim Shabani është nominuar në katër ngjarje gjatë kësaj verës. Shabani do të gjykojë në: FIBA Kampionatin Evropian U20, Divizioni B në Shkup të Maqedonisë Veriore nga 7 deri më 16 korrik, FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni C për meshkuj U16 në Prishtinë nga 19 deri më 27 korrik, në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për femra U20 nga 28 korriku deri më 6 gusht, si dhe FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për femra U16 në Podgoricë të Malit të Zi nga 10 deri më 19 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat